Sport

Eriksen ylli më i ri i Interit, danezi pritet të kryejë vizitat mjekësore për t’u prezantuar përpara tifozëve

27 Janar 2020, 12:23 Nga DOSJA
Eriksen ylli më i ri i Interit, danezi pritet të kryejë vizitat

ITALI– Christian Eriksen është lojtari më i ri i Interit. Mesfushori danez ka mbërritur në Milano për të firmosur me skuadrën zikaltër.

Trajneri Antonio Konte do të ketë në dispozicion mesfushorin e shumëkërkuar prej verës, teksa danezi shihet si njeriu i duhur për të rritur kualitetin dhe për ta ndihmuar skuadrën në garën për titullin kampion.

Gjatë ditës së sotme, Eriksen do kryejë edhe vizitat mjekësore dhe më pas firma në kontratë për katër vite, ndërsa 7.5 milionë euro në sezon plus bonuset janë paratë që do shpenzojnë zikaltërit për pagën e mesfushorit, pa llogaritur edhe 20 milionë euro që mbushin arkat e Totenhem.

Pavarësisht se Interi ka ndeshje të mërkurën për Kupën e Italisë ndaj Fiorentinës, pritet që grumbullimi i parë i Eriksen të vijë për ndeshjen e fundjavës në Serie A përballë Udinezes në transfertë.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian eriksen itali mesfushori danez milano totenhem christian eriksen itali mesfushori danez milano totenhem

Sondazh

Poll