Sport

“Jam ai fëmija 6-vjeçar pranë kazanit të mbeturinave/ Letra e lamtumirës së Kobe Bryant që i mallëngjeu të gjithë: S

27 Janar 2020, 07:53 Nga DOSJA
“Jam ai fëmija 6-vjeçar pranë kazanit të

SHBA- Basetbollisti i ndjerë, Kobe Bryant në vitin 2016 shkrojti letrën e lamtumirës për sportin e tij, që prej vitesh punoi shumë për të.  Fjalët e kampionit në atë kohë mallëngjyen të gjithë botën e sportit. Ai tregoi se basketbolli ka qenë një dashuri për të.

“I dashur basket, qysh nga momenti kur nisa të mbath atletet e tim eti duke imagjinuar trepikëshat e shënuar në sekondën e fundit në ‘Great Western Forum’ e dija që një gjë ishte e vërtetë: isha dashuruar me ty. Një dashuri kaq e thellë, saqë të dhashë gjithçka. Nga mendja te trupi, nga fryma te shpirti. Një fëmijë gjashtëvjeçar i dashuruar marrëzisht me ty. Nuk e pashë kurrë fundin e tunelit, vetëm veten duke dalë prej tij. Dua ta dish që të dy mund të shijojmë çdo çast që na mbetet. I bukur e i shëmtuar. I kemi dhënë njëri-tjetrit gjithçka kishim. Dhe të dy e dimë se çdo gjë që do të bëj më pas, do të mbetem përherë ai fëmija gjashtëvjeçar me atletet mbathur dhe kazanin e mbeturinave si kosh aty në cep, edhe 5 sekonda lojë 5… 4… 3… 2… 1. Do të të dua përherë. Kobe”, shkrojti Kobe në letrën e tij.

 

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua dhe pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij privat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte Donald Trump dhe Edi Rama.

Burimi: News 1

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport letra e lamtumirës së kobe bryant vdes kobe bryant letra e lamtumirës së kobe bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll