Sport

Shkon në 9 numri i viktimave nga aksidenti tragjik ku vdiq Kobe Bryan, piloti humbi kontrollin për shkak të mjegullës (EMRAT

27 Janar 2020, 08:42 Nga DOSJA
Shkon në 9 numri i viktimave nga aksidenti tragjik ku vdiq Kobe Bryan,

SHBA- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Los Angelos, ku humbi jetën basketbollit amerikan Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna. Mediet e huaja raportojnë se në total numri i viktimave ka shkuar në 9. Mësohet se në momentin e aksidentit fatal në helikopter ishin  edhe një bashkëlojtare e vajzës së Barajanit, prindi i saj, piloti dhe katër miqtë e tyre. Viktimat: (John Altobelli (trajner basketbolli), Keri Altobelli, Alyssa altobelli, Sarah Chester, Payton Chester, Christina Mauser (trajnere basketbolli), Kobe Bryant, Gianna Bryant, Ara Zobayan (piloti i helikopterit).

 

Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë vështirësoi punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua dhe pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij privat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte presidenti Donald Trump dhe  kryeministri Edi Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport sporti ne zi vdes kobe bryant sporti ne zi vdes kobe bryant

Sondazh

Poll