Sport

Ndarja nga jeta e Kobe Bryant, Trump: Lajm i tmerrshëm! Rama i bashkohet pikëllimit dhe qan

26 Janar 2020, 21:23 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kobe Bryant, Trump: Lajm i tmerrshëm! Rama i bashkohet

TIRANË- Vdekja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, ishte lajmi më i trishtueshëm i kësaj mbrëmjeje. Lajmi ka marrë dhenë tashmë dhe në rrjetet sociale të gjithë shprehin dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të një sportisti frymëzues si Kobe.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk mund të mungonte me një postim të tijin në Twitter. Krahas ndërgjegjes si institucion për të reaguar pas një ngjarjeje të tillë, e sigurt që numri 1 i SHBA-së ka edhe një përjetim personal.

“Po raportohen lajme për vdekjen e bashketbollistit të madh Kobe Bryant dhe tre personave të tjerë pas një përplasjeje të helikopterit në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm!” – shkruan Trump në faqen e tij zyrtare.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me një postim në faqet e tij zyrtare pas kësaj ngjarjeje të trishtë. Si fans i madh i basketbollit – pasi më parë e ka ushtruar si sport – Rama ka shprehur keqardhjen e tij për humbjen nga jeta të basketbollistit Kobe Bryant duke postuar një foto të këtij të fundit dhe duke vendosur me “emoji” një portret duke qarë.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan është shuar sot pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij prvat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpërbotë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte Donald Trump dhe Edi Rama.

(M.P. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport donald trump edi rama kobe bryant vdes kobe bryant donald trump edi rama kobe bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll