Sport

Tronditën botën me pamjet e rrëzimit të helikopterit, nuk është kjo videoja e aksidentit tragjik të Kobe Bryant (VD)

27 Janar 2020, 13:11 Nga DOSJA
Tronditën botën me pamjet e rrëzimit të helikopterit, nuk

TIRANË– Kobe Bryant, legjenda e basketbollit ka humbur jetë ditën e djeshme në Los Angeles sëbashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna Maria, vetëm pak minuta pasi helikopteri me të cilin po fluturonin kaloi shtresën e reve dhe u rrëzua.

Por ndërkohë që e gjithë bota është tronditur nga ky lajm i trishtë ku sëbashku me basketbollistin dhe vajzën e tij kanë humbur jetën edhe 7 persona të tjerë të bordit, tronditën akoma më shumë pamjet e publikuara ku tregohej sesi u rrëzua helikopteri.

Por nga një kërkim në Youtube, është evidentuar se kjo video që qarkulloi mëngjesin e sotëm si aksidenti fatal i basketbollistitm, i përkiste një tjetër aksidenti.

Kjo video është e rregjistrua në kanalin youtube që prej datës 5 janar të vitit 2019. Ndryshe nga çfarë është raportuar për rrëzimin e Kobe Bryant në Kaliforni, në video shihet se ky helikopter është rrëzuar në malet e Ras Al Khaimah.

Mendohet se shkak për aksidentin tragjik është mjegulla, dhe mungesa e shikueshëmërisë së qartë. Bryan po udhëtonte në një helikopter me lartësi 500 metra, me shpejtësi 300 kilomera në orë. Nga aksidenti nuk ka mundur të shpëtojë asnjë prej pasagjerëve që ishin në këtë helikopter. Vetëm piloti nuk është identifikuar ende, ndërkohë e gjithë bota është zhytyr në postime dhe dedikime që kanë në fokus jetën e yllit amerikan të Los-Angeles.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport gianna bryant kobe bryant vdes kobe bryant gianna bryant kobe bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll