Sport

Neymar i përlot të gjithë, shënon gol dhe ia dedikon Kobe Bryant, veprimet në fushë me sytë nga qielli (VD)

27 Janar 2020, 06:24 Nga DOSJA
Neymar i përlot të gjithë, shënon gol dhe ia dedikon Kobe

Sporti është në zi, pasi në një aksident me helikopter, një ditë më parë humbi jetën basketbollsti Kobe Bryant.  Për këtë lajm të trishtë është solidarizuar edhe shumë sportistë të tjerë.

Braziliani Neymar shënoi mbrëmjen e djeshme një gol ndaj Lille dhe këtë ia bëri si dedikim, basketbollstit Kobe Bryant. Ai bëri numrin “24” përpara kamerave dhe më pas ngriti kokën nga qielli. “24” ishte nurmi që i basketbollistit të ndjerë  kishte në fanellën e tij gjatë lojës.

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua dhe pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bëjnë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopretin e tij privat, bashkë me vazjën 13-vjeçare dhe 4 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje. Mes atyre që reaguan ishte Donald Trump dhe Edi Rama.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport neymar sporti ne zi vdes kobe bryant neymar sporti ne zi vdes kobe bryant

Sondazh

Poll