Sport

Juventus “asfiksohet” nën vullkanin e Vezuvit. Napoli i bën nder Interit dhe rikthen bardhezinjtë në normalitet (VD)

26 Janar 2020, 21:59 Nga DOSJA
Juventus “asfiksohet” nën vullkanin e Vezuvit. Napoli i

ITALI- Napoli zgjohet nga koma dhe këtë e bën ndaj Juventusit kryesues. Ekipi i Gatuzos ka gjetyr fytyrën e vërtetë pasi brenda në shtëpi napolitanët fitojnë 2-1. Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, në të dytën ishte Zielinski në minutën e 63-të që ngriti në qiell stadiumin.

 Vetëm 4 minuta para përfundimit të ndeshjes Insigne shënoi një super gol. Për napolitanët u duk se ndeshja kishte përfunduar, por Cristiano Ronaldo ngushtoi shifrat, duke tronditur zemrat e napolitanëve. Me këtë fitore Napoli vazhdon të qendrojë në mesin e tabelës larg zonës evropiane, megjithatë kjo ishte një fitore karakteri.

Nga ana tjetër ekipi i Sarrit nuk mundi dot të thellonte diferencat me Interin e vendit të dytë, ku distanca për kreun tashmë është 3 pikë larg.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport juventus napoli seria a juventus napoli seria a

Sondazh

Poll