Politike

Zbardhet kalendari i punimeve për Reformën/ Bylykbashi: Punë konkrete, do të diskutohet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor!

27 Janar 2020, 11:21 Nga DOSJA
Zbardhet kalendari i punimeve për Reformën/ Bylykbashi: Punë

TIRANE- Oerd Bylykbashi, një nga anëtarët e Këshillit Politik, dhe negociatori i tryezës për Reformën Zgjedhore, ka sqaruar se sot është hartuar një kalendar punimesh për Këshillin Politik. Bylykbashi tha se po ecet me shpejtësi me këtë draft dhe se do të preken të gjitha çështjet, përfshirë edhe diskutimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Oerd Bylykbashi: Me këtë dokument i hapet rrugë punës konkrete për propozimet për Reformën Zgjedhore. Opozita po ecën me shpejtësi me draftin, duke patur parasysh edhe punën që kemi bërë me Reformën Zgjedhore. Dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi diskutuar në Këshillin Politik, ndarjen e politikës nga krimi, sistemi zgjedhor dhe të gjitha masat që kanë si emërues të përbashkët, vullnetin për të ndarë shtetin nga politika, angazhim dhe standart i OSBE, pa të cilin çdo kornizë ligjore pëson fatin e ndryshimeve të bëra deri më sot.

Pyetje: Do të merren parasysh propozimet për masat shtesë për dekriminalizimin?

Oerd Bylykbashi: Cështjet e substancës do të diskutohen më pas nga ekspertët, faleminderit.

 

Ditën e sotme, u mblodh sërish Këshilli Politik, me pjesëmarrjen e anëtarëve negociatorë të cilët zhvilluan kanë miratuar sot kalendarin konkret të punimeve, që do të zhvillohen nga ekspertët e vendosur me konsensus nga opozita, maxhoranca dhe opozita jo-parlamentare. Janë 13 tema diskutimi kryesore të miratuara nga opozita, përfshirë këtu, dekriminalizimin, ndarjen e politikës nga krimi, largimin e administratës nga zgjedhjet, dhe të tjera çështje që sipas palëve cënojnë lirinë e qytetarëve për të zgjedhur. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike oerd bylykbashi reforma zgjedhore oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll