Politike

Yuri Kim merr zyrtarisht detyrën, ambasadorja e SHBA flet shqip: Ishim me ju kur askush s’ju hapi derën, ndihuni krenarë!

27 Janar 2020, 11:21 Nga DOSJA
Yuri Kim merr zyrtarisht detyrën, ambasadorja e SHBA flet shqip: Ishim me

TIRANË– Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dorëzuar sot zyrtarisht letrat kredenciale për marrjen e detyrës pranë presidentit të Republikës, Ilir Meta. Paraditen e sotme ajo ka takuar kreun e shtetit, Ilir Meta, i cili lidhur me takimin ka shprehur kënaqësinë për takimin me të dërguarën e re të SHBA-ve. Më tej, Meta ka shtuar se SHBA është i partner i pazëvendësushëm për Shqipërinë, me të cilin vendi ynë ka përballuar të gjitha sfidat.

Pas takimit me Metën, Kim ka shkuar në zyrën e ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Pasi e ka pritur me trëndafila të kuq, Soreca ka shprehur gjithashtu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin, duke e paralajmëruar Kim-in se ky vit është i rëndësishëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. “Ne jemi ne me ju krah për krah. Faleminderit shumë“, tha Kim në gjuhën Shqipe.

Ndërkohë që pasi ka përfunduar të gjitha takimet, Kim ka mbajtur një fjalim nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Në shi, me çadër, e veshur e gjitha me të zeza, Kim ka kujtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, që para 100-viteve. Kryediplomatja amerikane tha se është e nderuar që merr këtë detyrë nga presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ndërkohë që iu kujtoi të gjithë shqiptarëve, se “ishte presidenti amerikan që ndaloi ndarjen e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha, kur askush s’i hapte derën”.

Kim mbërriti në Shqipëri të mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo ka deklaruar se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kush është Yuri Kim?

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

(k.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta yuri kim yuri kim mberrin ne tirane yuri kim takon meten yuri kim takon sorecen ilir meta yuri kim yuri kim mberrin ne tirane yuri kim takon meten yuri kim takon sorecen

Sondazh

Poll