Politike

Edmond Spaho: Nëse s’do të ketë datë për zgjedhje të parakohshme pas 15 marsit, do i rikthehemi protestave

27 Janar 2020, 09:53 Nga DOSJA
Edmond Spaho: Nëse s’do të ketë datë për zgjedhje

Tiranë- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të Reformës Zgjedhore, opozita do t’iu rikthehet protestave masive. Këtë deklaratë Spaho e ka bërë gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar për 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë. Ajo shtoi më tej se opozita është e angazhuar për të miratuar Reformën Zgjedhore brenda 15 marsit.

 

Disa ditë më parë opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Më 22 janar opozita e bashkuar caktori katër ekspertët për Reformën Zgjedhore që do punojnë me Këshillin Politik për hartimin e draftit përfundimtar. Mësohet se nga Partia Demokratike do të jetë Ivi Kaso, nga LSI-së është Muharrem Caka, nga PDIU-ja Shkëlqim Sulo dhe Arjan Madhi do përfaqësojë Partinë Republikane.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmon spaho konsensusi i paleve per zgjedhoren edmon spaho konsensusi i paleve per zgjedhoren

Sondazh

Poll