Politike

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore miraton kalendarin e punimeve, PS e PD: Jemi optimistë. Hajdari: Mund të ndryshohet

27 Janar 2020, 10:21 Nga DOSJA
Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore miraton kalendarin e

TIRANE- Mblidhet sërish Këshilli Politik, me pjesëmarrjen e anëtarëve negociatorë të cilët zhvilluar sot në mjediset e “Europe House” takimin e radhës për Reformën Zgjedhore. Në këtë mbledhje u miratua kalendari konkret i punimeve, që do të zhvillohen nga ekspertët e vendosur me konsensus nga opozita, maxhoranca dhe opozita jo-parlamentare. Janë 13 tema diskutimi kryesore të miratuara nga opozita, përfshirë këtu, dekriminalizimin, ndarjen e politikës nga krimi, largimin e administratës nga zgjedhjet, dhe të tjera çështje që sipas palëve cënojnë lirinë e qytetarëve për të zgjedhur.

Nga opozita, ekspertët e përzgjedhurit janë Arjan Madhim Shkëlqim Sulo, Muharrem Caka-LSI dhe Ivi Kaso-PD. Ndërsa PS-ja përfaqësohet nga Tritan Caka. Në tryezë janë gjithashtu edhe Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi, ekspert të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në përfundim të takimit, bashkë-kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se data 15 mars është një afat ambicioz, ndërsa Oerd Bylykbashi u shpreh se në këtë Këshill do të ketë diskutime edhe për ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndërkohë që përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, tha se miratimi i kësaj Reforme mund të përfshijë edhe një ndryshim të dytë të Kushtetutës.

Disa ditë më parë opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët ranë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Më 22 janar opozita e bashkuar caktori katër ekspertët për Reformën Zgjedhore që do punojnë me Këshillin Politik për hartimin e draftit përfundimtar.

(F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren rudina hajdari damian gjiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren rudina hajdari

Sondazh

Poll