Politike

Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik: Opozita të sjellë propozime konkrete, 15 marsi, datë ambicioze (VD)

27 Janar 2020, 11:10 Nga DOSJA
Gjiknuri pas mbledhjes së Këshillit Politik: Opozita të

TIRANË- Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, ka bërë me dije se çfarë është diskutuar sot. Në një deklaratë për mediat Gjiknuri tha se 15 marsi është një datë ambizicioze  dhe  shtoi se mund të arrihet nëse ka vullnet.

Janë të gjitha çështjet që janë objekt i punës së Komisionit të Reformën Zgjedhore. Përmirësimin e llogaridhënies së adminsitratës në fushatë, teknologjinë në zgjedhje, masat penale për shit-blerjen e votës. Një pjesë e diskutimeve të opozitës janë dhe tek rekomandimet e OSBE. Ne ia kemi bërë të qartë opozitës që të vijë me propozime konkrete dhe më pas të përfundohet. Ne kemi një afat dhe duhet të mbyllet në 15 mars. Sot ishte një takim për dakordësuar afatet edhe temat që janë përt ë diskutuar. Ne jemi të gjëjmë konsensus për të gjtiha çëshjet. Nëse ka vullnet ne deri në 15 mars mund t’i kemi zgjidhur çëshjet që deri tani palet janë të ndara”, tha Gjiknuri.

 

Ditën e sotme, u mblodh sërish Këshilli Politik, me pjesëmarrjen e anëtarëve negociatorë të cilët zhvilluan kanë miratuar sot kalendarin konkret të punimeve, që do të zhvillohen nga ekspertët e vendosur me konsensus nga opozita, maxhoranca dhe opozita jo-parlamentare. Janë 13 tema diskutimi kryesore të miratuara nga opozita, përfshirë këtu, dekriminalizimin, ndarjen e politikës nga krimi, largimin e administratës nga zgjedhjet, dhe të tjera çështje që sipas palëve cënojnë lirinë e qytetarëve për të zgjedhur. Rudina Hajdari, si bashkë-kryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, tha se nëse do të jetë nevoja, do të ketë edhe ndërhyrje në Kushtetutë.

(A.B;F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri kalendari i këshillit politik reforma zgjedhore damian gjiknuri kalendari i këshillit politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll