Politike

Balla publikon FOTOT nga Gjermania: Bashkë me Ramën do takojmë Merkel-in

27 Janar 2020, 09:43 Nga DOSJA
Balla publikon FOTOT nga Gjermania: Bashkë me Ramën do takojmë

GJERMANI- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me Kryeministrin Edi Rama, ndodhen në Gjemrani ku do zhvillojnë një takim me Kancelaren Angela Merkel. Në një reagim në Facebook, Balla shkruan se  shpreson që qeveria federale e Gjermanisë do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit. Më tej numri 2 i PS shton se ky është një takim në prag të Konferencës së Donatorëve dhe shumë shpejt do të nisin ndërtimet e banesave të reja.

Me Kryeministrin Edi Rama sot në Berlin për takimin me Kancelaren Angela Merkel për Programin e Rindërtimit në prag të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt. Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Ashtu siç garantoi Kancelarja Merkel menjëherë pas goditjes tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”, shpresojmë se qeveria federale do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit.

Viti i ri 2020 që sapo ka nisur është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re. Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja. #TiNukDoJeshKurrëVetëm️”, shkran Taulant Balla.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani taulant balla edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani taulant balla

Sondazh

Poll