Politike

Ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim shkon në Presidencë, Meta: SHBA partner i pazëvendësueshëm (VD)

27 Janar 2020, 08:58 Nga DOSJA
Ambasadorja e re e SHBA-së, Yuri Kim shkon në Presidencë, Meta:

Tiranë- Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim mëngjesin e sotëm shkoi në Presidencë, ku i paraqiti presidentit Ilir Meta letrat kredenciale. Në përfundim të takimit, presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook është shpreur se SHBA është i partner i pazëvendësushëm për Shqipërinë.  “I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!, shprehet Meta.

Pritet që sot në orën 11:45 Yuri Kim, do të mbajë fjalimin e prezantimit në ambasadën amerikane.

Kim mbërriti në Shqipëritë mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo ka deklaruar se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kush është Yuri Kim?

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadosja e shba takim me metën yuri kim mberrin ne tirane yuri kim takon meten ambasadosja e shba takim me metën yuri kim mberrin ne tirane yuri kim takon meten

Sondazh

Poll