27 Qershor 2025, 18:21
Nga r.ll
fatmir limaj, albin kurti
KOSOVË- Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë dhe njëkohësisht kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Takimi pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
Lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe ngërçin për konstituimin e Kuvendin, Limaj tha se bashkëpunimi mes partive është i domosdoshëm për të gjetur një zgjidhje. Duke komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, Limaj u shpreh se përgjegjësia për përfundimin e krizës qëndron te partitë politike dhe se nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut dhe kompromisit.
Prej gati 5 muajsh, seancat për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, kanë dështuar. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera vazhdojnë të insistojnë se Haxhiun nuk do ta votojnë pasi sipas tyre nuk është emër unifikues.
Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës publikoi aktgjykimin lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit. Ata në kërkesën e tyre kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.
Në vendim theksohet se deputetët duhet që brenda tridhjetë ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij. Gjykata vlerësoi se Kuvendi nuk është konstituuar sipas Kushtetutës, pasi procesi i filluar më 15 prill nuk ka përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese. Kjo, sipas saj, e bën të pavlefshme çdo veprim tjetër që pretendon të ketë marrë legjitimitet nga një seancë që nuk ka përmbushur elementet themelore të konstituimit.
Gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Për më tepër, ajo rikujtoi se Kushtetuta thekson që ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve.
fatmir limaj albin kurti
Politike
27 Qershor 2025, 16:01
Dosja.al
foto ilustruese
TIRANË- Një ministër grek dhe tre zëvendësministra në Greqi kanë dorëzuar ditën e sotme dor&eu...
Politike
27 Qershor 2025, 15:50
N.F
Johannes Volkmann
KOSOVË- Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë nj&eum...
Politike
27 Qershor 2025, 15:31
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se në kuadër memorandumit që kanë me Këshill...
Politike
27 Qershor 2025, 13:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konferencë për gazetarët theksoi se zgjed...
Politike
27 Qershor 2025, 13:40
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp akuzoi kartelin e tij p&eum...
Politike
27 Qershor 2025, 13:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët e do të kërkojë s&eu...
Politike
27 Qershor 2025, 13:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi edhe udhëtimi...
Politike
27 Qershor 2025, 13:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp duke folur për zgjedhjet e 11 maj...
Politike
27 Qershor 2025, 13:14
I.A
Donald Trump, Jared Kushner dhe Edi Rama
TIRANË- Shqipëria do të jetë aksionere në resortin luksoz që do të ndë...
Politike
27 Qershor 2025, 13:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se PD nuk do të njoh&eum...