Politike

Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe nuk do të njihen

Gjithashtu Berisha prezantoi dokumente të 12 qendrave të votimit, të cilat sipas tij, nuk mund të pranohet si kutitë e vërteta, por si kutia të falsifikuara që janë përdorur për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

27 Qershor 2025, 13:16 Nga E. D
Mbushja e kutive të votimit/ Berisha: PD deklaron se këto zgjedhje
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se PD nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit 2025. Lideri i opozitës i quajti zgjedhjet të paligjshme dhe të manipuluara. Gjithashtu Berisha prezantoi dokumente të 12 qendrave të votimit, të cilat sipas tij, nuk mund të pranohet si kutitë e vërteta, por si kutia të falsifikuara që janë përdorur për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

"Këto ishin dokumentet e 12 qendrave të votimit, të cilat në asnjë lloj rrethane këto kuti nuk mund t pranohen si kutitë e vërteta të qendrave të votimit, por si kuti të ndërruara apo të ardhura nga selia e PS apo dhe vetë nga qendrat ilegale të patronazhistëve.

Këto të dhëna hedhin poshtë përfundimisht farsën elektorale të 11 Majit 2025 dhe pikërisht bazuar në këto të dhëna dhe qindra e mijëra të tjera që kemi paraqitur para jush, PD deklaron se këto zgjedhje janë të paligjshme.
Se këto zgjedhje janë një farsë e vërtetë elektorale, të cilat nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do njihen nga PD," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll