Politike

Qeveria e Kosovës ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë u shpreh se kjo vjen si mbështetje për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese në nivel ndërkombëtar.

27 Qershor 2025, 15:31 Nga N.F
Qeveria e Kosovës ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se në kuadër memorandumit që kanë me Këshillin Kombëtar Shqiptar, do të ndajnë 626,400 euro për studentët e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë u shpreh se kjo vjen si mbështetje për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese në nivel ndërkombëtar.

Kryeministri shtoi se gjatë qeverisjes së tij është siguruar që lidhja dhe kujdesi për shqiptarët e Luginës, të jetë institucional dhe financiar. Sipas tij ky vendim sot është dëshmia e radhës.

Kurti edhe gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë theksoi se Kosova ka rritur dhe po vazhdon të rrisë investimet ndër të cilat vuri thekson te ivestimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me qëllim mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës, si dhe kontributin për sigurinë evropiane dhe më gjerë.

kosova kurti

Sondazh

Poll