27 Qershor 2025, 13:27
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi edhe udhëtimin e kryeministrit Edi Rama me avionin charter për të udhëtuar në Hagë. Dosja.al, publikoi ditën e djeshme pamjet ekskluzive të Ramës teksa ka zbritur nga charter-i i tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”.
Lideri i opozitës u shpreh se Endri Fuga mori avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën dhe kjo aferë sipas tij mbrohet nga Altin Dumani. Berisha theksoi se me Holandën, Belgjikën ka disa linja të lira çdo ditë dhe Rama me zonjën e tij, mund të udhëtonin me 40-50 euro biletën dhe të paguanin edhe diçka tjetër më shumë si preferencë.
"36 mijë euro merr Endri Fuga, avionin në dispozicion për Edi dhe Linda Ramën. Në një kohë kur 18 përqind e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë tre vakte ushqim në ditë. Për mua është abuzim ekstrem me pushtetin. Me Holandën, Belgjikën ka disa linja të lira çdo ditë dhe Ramaduro me zonjën e tij, mund të udhëtonin me 40-50 euro biletën dhe të paguanin edhe diçka tjetër më shumë si preferencë.
Por nuk mundet, u duhet avioni në dispozicion. Por kjo mbrohet nga Altin Troplini se ky është një akt i dënueshëm. Nuk ekziston asnjë ligj, asnjë vendim që e autorizon kryeministrin që të veprojë në këtë mënyrë. Samiti i NATO-s ishte i paralajmëruar muaj më para dhe muaj më parë mund të prenotoheshin biletat. Por jo, do shkonte i kapardisur me çarter pasi shpenzoi 21 milionë euro. A u kujtohet kur u thoshte shqiptarëve se çarteri është më i lirë se biletat? Çfarë mashtrimi bënte. Kështu që nuk mund të mos e dënoj me forcën më të madhe këtë akt," tha Berisha.
sali berisha
Politike
27 Qershor 2025, 13:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp duke folur për zgjedhjet e 11 maj...
Politike
27 Qershor 2025, 13:14
I.A
Donald Trump, Jared Kushner dhe Edi Rama
TIRANË- Shqipëria do të jetë aksionere në resortin luksoz që do të ndë...
Politike
27 Qershor 2025, 13:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se PD nuk do të njoh&eum...
Politike
27 Qershor 2025, 13:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencë me gazetarët publikoi të tjera të dh...
Politike
27 Qershor 2025, 13:02
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përd...
Politike
27 Qershor 2025, 12:39
I.A
Nigel Farage dhe Edi Rama
ANGLI- Nigel Farage ka nisur një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke i k...
Politike
27 Qershor 2025, 12:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët ka komentuar sërish zgj...
Politike
27 Qershor 2025, 12:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës. Anëtari i KAS, Ledio Bra...
Politike
27 Qershor 2025, 11:54
M.B
Albana Vokshi
STRASBURG- Deputetja e PD, Albana Vokshi në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Ev...
Politike
27 Qershor 2025, 11:48
I.A
Arjan Ndoja, Plaurent Dervishaj dhe Edi Rama
TIRANË- Plaurent Dervishaj është ballafaquar me ish-prokurorin Arjan Ndojën në G...