Politike

"Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Dumani"/ Berisha: Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i SPAK

Ai theksoi se opozita ka heshtur për vite mbi veprimet e Troplinit dhe Gys Agasit. Berisha kërkoi reformimin e SPAK, duke marrë në mbështetje rekomandimet e Këshillit të Europës.

27 Qershor 2025, 13:40 Nga E. D
"Farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Dumani"/ Berisha: Ndaj dhe
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp akuzoi  kartelin e tij për krime të shëmtuara elektorale. Ai theksoi se opozita ka heshtur për vite mbi veprimet e Troplinit dhe Gys Agasit. Berisha kërkoi reformimin e SPAK, duke marrë në mbështetje rekomandimet e Këshillit të Europës.

"Me gjyslykët e Altin Troplinit nuk ka asgjë të qartë. Po sa herë e denoncoi kartelin Troplini opozita? Sa herë e denoncoi Gys Agasin opozita? Sa kohë e mbajti në xhep mandatin e arrestit Altin Troplini për Troplinët? Besoj se farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin. Tregoi se është ortak, komplis në këtë krim të shëmtuar elektoral. Këtu para jush janë paraqitur, dhe kam me dhjetëra në mos qindra të tjera, dokumente të shkeljeve më të rënda ligjore në qendrën e votimit.

Kush e pengon përveç përkatësisë së tij kriminale partiake, Altin Troplini për të nisur kryesisht çështje? Le që ne kemi dorëzuar astje mbi 40 çështje. Ai mbrohet sepse është mburojë e krimit më të shëmtuar elektoral dhe amnistisë. Ndaj dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Europës është reformimi i Skapit të partisë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll