27 Qershor 2025, 13:43
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konferencë për gazetarët theksoi se zgjedhjet u shndërruan në një farsë për shkak të ndikimit të krimit në disa qarqe. Berisha theksoi se opozita ka kërkuar të verifikojë disa zona ku krimi elektoral ka peshë të madhe, duke përfshirë Durrësin, Tiranën dhe Fierin. Berisha denoncoi ndërhyrjen e një këshilltari të presidentit në KAS, i cili sipas tij po manipulon votat në favor të Edi Ramës.
"Ky është vetëm një aspekt. Unë deklarova serinë e faktorëve të cilat shndërruan zgjedhjet në farsë.
Këto janë gjetje post-votimi. Tani, disa kryetarë qarqesh kanë kërkuar... nuk kemi kërkuar në gjithë Shqipërinë se kjo do donte një kohë shumë të gjatë, por kërkojmë në zonat, në të cilat ndikimi dhe pesha e krimit ka qenë më e madhe. Është Durrësi që do i vijë radha, Tiranës do i vijë radha. Se Tirana u mor me rinumërimin, me kërkesat e kandidatëve, por do i vijë radhë. Fierit do i vijë radha. Pra, në këtë formë.
Nuk është kërkuar, në disa raste KAS nuk ka pranuar, se edhe aty dora e zezë e një njeriu që nuk ka as ligj, as moral, që merr rrogën si këshilltar i presidentit dhe në kundërshtim me ligjin, që nuk i lejon të kryejë asnjë aktivitet tjetër, vazhdon në KAS si përfaqësues ekstremist i Edi Ramës. Dhe që i shpall të vlefshme dhe të pavlefshme sipas dëshirës së tij votat aty. Pra, është një proces në vazhdim. Asnjë diskutim që do i vijë radha analizës së brendshme, por kompletimi i këtij proces është jetik.
I demokracisë shqiptare, i opozitës shqiptare, i qytetarëve shqiptarë që besojnë te vota e lirë. Pra kjo merr përparësi absolute. Të përfundojë ky proces. Ky proces duhet të përfundojë. Nuk do donim të zgjaste keq shumë dhe pikërisht për të mos tejkaluar shumë kohë, po jemi si më përzgjedhës se normalisht meriton nga qendra e parë e fundit të shqyrtohet. Do shihni ju, kemi prapë. Çështja e kutive të futura krahas Trenit Bullgar përbën një akt makabër për të manipuluar rezultatin," tha Berisha.
sali berisha
Politike
27 Qershor 2025, 13:40
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp akuzoi kartelin e tij p&eum...
Politike
27 Qershor 2025, 13:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët e do të kërkojë s&eu...
Politike
27 Qershor 2025, 13:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi edhe udhëtimi...
Politike
27 Qershor 2025, 13:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp duke folur për zgjedhjet e 11 maj...
Politike
27 Qershor 2025, 13:14
I.A
Donald Trump, Jared Kushner dhe Edi Rama
TIRANË- Shqipëria do të jetë aksionere në resortin luksoz që do të ndë...
Politike
27 Qershor 2025, 13:16
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se PD nuk do të njoh&eum...
Politike
27 Qershor 2025, 13:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencë me gazetarët publikoi të tjera të dh...
Politike
27 Qershor 2025, 13:02
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përd...
Politike
27 Qershor 2025, 12:39
I.A
Nigel Farage dhe Edi Rama
ANGLI- Nigel Farage ka nisur një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke i k...
Politike
27 Qershor 2025, 12:51
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët ka komentuar sërish zgj...