Politike

Udhëtimet e Ramës në charter i publikoi Dosja.al/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor Parlamentar

Kryedemokrati theksoi gjithashtu se ka burime të cilat thonë se valixhet diplomatiket të Edi Ramës me çarter, janë më voluminoze dhe më numerike të të gjithë qeverive të Europës të marra së bashku.

27 Qershor 2025, 13:33 Nga E. D
Udhëtimet e Ramës në charter i publikoi Dosja.al/ Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët e do të kërkojë sërish Komision Hetimor Parlamentar për udhëtimet luksoze të Kryeministrit Edi Rama me çarter privat, i publikuar nga Dosja.al. Kryedemokrati theksoi gjithashtu se ka burime të cilat thonë se valixhet diplomatiket të Edi Ramës me çarter, janë më voluminoze dhe më numerike të të gjithë qeverive të Europës të marra së bashku.

"Ne kemi kërkuar siç e dini ju dhe kemi kërkuar një hetim shumë me interes për shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, pasi ekzistojnë dyshime dhe të dhëna të pamohueshme për transporte me çarterin e Edi Ramës, për ngarkesa shumë të dyshimta. Këtu i kam denoncuar sapo jam informuar. Ka burime të cilat thonë se valixhet diplomatiket të Edi Ramës me çarter, janë më voluminoze dhe më numerike të të gjithë qeverive të Europës të marra së bashku. Po. Për të mos thënë pastaj, se ka zëra të tjerë që me çarter kanë udhëtuar persona të rrezikshëm shumë të kërkuar. Atëherë, ne kërkuam një komision hetimor parlamentar me këtë.

Ai u mbrojt nga pseudomaxhoranca e tij. Ne prap do kërkojmë. Ne do kërkojmë sepse, dhe do kërkojmë dhe mbështetje ndërkombëtare, për të hetuar si këto shpenzime ashtu dhe baulet diplomatike. Se kur udhëton kryeministri zakonisht udhëton me valixhen e tij, por nëqoftëse ka një seri të pafundme baulesh, aty thuhet se është transportuar, janë trafiqe ilegale, monedhash, droge, apo ku ta di unë, nuk mund të them, sepse duhet hetimi. Por të dhënat i kam absolutisht shumë të qarta, informacionet më fal," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll