Aktualitet

Ujërat e ndotura në Bunë, Ujësjellës-Kanalizime në Shkodër do të investojë në një impiant

Sipas dokumentit thuhet se aktualisht, nuk ekziston një sistem i shëndetshëm dhe mjedisor për largimin e ujërave të ndotura në zonën urbane të Shkodrës.

27 Qershor 2025, 15:10 Nga N.F
Ujërat e ndotura në Bunë, Ujësjellës-Kanalizime në
Foto

SHKODËR- Ujërat e ndotura që derdhen në mënyrë të pakontrolluar në mjedis të hapur, lumenj apo det vijojnë të mbeten një problem madhor dhe nevoja për investime në impiante e lartë.

Shkodra duket se do të investojë së fundmi për një të tillë në përpjekje për të eliminuar derdhjet e këtyre ujërave në lumin Buna. Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër sh.a paraqiti pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit përmbledhjen jo teknike mbi këtë projekt teksa në vijim pritet që të mblidhen edhe komentet dhe sugjerimet lidhur me të.

Sipas dokumentit thuhet se aktualisht, nuk ekziston një sistem i shëndetshëm dhe mjedisor për largimin e ujërave të ndotura në zonën urbane të Shkodrës.

“Edhe pse pjesa më e madhe e zonës së ndërtuar të qytetit është e lidhur me rrjetin e kanalizimeve, ujërat e ndotura të mbledhura derdhen në lumin Buna pa asnjë lloj trajtimi paraprak, gjë që çon në ndotjen e mjedisit ujor, probleme sanitare dhe rreziqe për shëndetin e popullsisë” vlerëson ai.

Ndërkohë i njëjti nënvizon se për të përmirësuar këtë situatë, masat e parashikuara të investimit në projekt përfshijnë mbylljen graduale të derdhjes së drejtpërdrejtë të ujërave të ndotura të pa trajtuara në lumin Buna, rehabilitimin e stacionit kryesor ekzistues të pompimit (MPS), si dhe ndërtimin e një tubi të ri presioni.

“Komponenti kryesor i projektit është realizimi i impiantit komunal të trajtimit të ujërave të ndotura në Shkodër (faza e parë e zbatimit).

Qëllimi kryesor i projektit të ujit dhe kanalizimeve në Shkodër është përmirësimi i ndjeshëm i mbledhjes dhe trajtimit të ujërave të ndotura në qytet. Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore në zonën e projektit, si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë së Shkodrës” thuhet në dokument.

Masat e propozuara të investimeve afatshkurtra përfshijnë:

Përmirësimi i Stacionit të Pompimit Kryesor (MPS) të Shkodrës (Instalimi i një grirësi automatik për ujërat e ndotura, ndërrimi i pompave)

Ndërtimi i Rrjetit të Pompimit të Ujërave të Ndoturës / Tubit të Presionit me Diametër 600 (Midis MPS dhe vendi i parashikuar të trajtimit të ujërave të ndotura, me një gjatësi prej rreth 5.015 km që kalon lumin Buna, ose një tub i vogël të lidhur me një ure të vjetër ekzistuese, ose me një linjë sifon)

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndoturës Shkodër për rreth 27,900 PE (Faza e) (Kapacitet trajtimi - ngarkesë hidraulike 55% e njësive të mbështetura të projektuara, procese të balancimit të uljes së ngarkesës të aktivizuar për stabilizimin dhe ndriçimin me ajrosje të zgjatur)

Përmirësimi i Mënjëhershëm i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura Shkodra (Në këtë rast fondet e disponueshme e të domosdoshme) për rreth 82,500 PE (Faza Ib) - Kapacitet trajtimi, procese të balancimit të ushrave të shkaktuara nga aktivizimi me intensitet të lartë dhe stabilizim të ndriçimit për fermentim anaerobik./ Monitor

ujërat e ndotura në bunë

Sondazh

Poll