27 Qershor 2025, 13:28
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORA- Park Kombëtar i Vjosës është kthyer në një vend ku derdhen mbetjet e naftës. Fotot e mëposhtme tregojnë situatën alarmante të lumit të kthyer në "një shtrat" që pret mbetet e naftës duke marrë ngjyrë të zezë.
Po në këto foto duket edhe katastrofa tjetër që ka sjellë ky skandal dhe që lidhet me ngordhjen e kafshëve të egra të zonës. Qartazi, në pamjet e ndara nga organizata “EcoAlbania”, buzë lumit dallohet një gjarpër "i ngrirë" nga nafta.

Zona e paraqitur në foto ndodhet afërsi të Poçemit në Mallakastër, pranë krahinës së Vllahinës, aty ku ndodhet fusha burimore naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. Kështu, nafta e Gorishtit rrjedh nga stacioni në Vjosë pasi i bashkohet Përroit të Madh të Mërtirajt.

Aty gjenden rreth 150 puse aktive nafte, që shkojnë deri në 1500 metra thellësi, të shpërndara në një sipërfaqe prej 6 km². Duhet theksuar se pika më e afërt e presionit industrial ndaj shtratit të lumit ndodhet rreth 1,300 metra larg lumit Vjosa, afër zonës së Poçemit.

Ndërkohë lidhur me këtë katastrofë ka reaguar dhe policia e Vlorë e cila njoftoi se ka vënë në hetim Përparim Memaj, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. M., 59 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë përgjegjës sektori i dekantimit të naftës, në fshatin Gorisht, Selenicë, pasi dyshohet se nga ky sektor janë derdhur mbetje nafte në vendin e quajtur “Përroi i Madh” të Gorishtit, duke shkaktuar ndotje.
vjosa
1751014958 89b42c4f4b774740849246029d597fd3
1751014958 7fa6abccc35c4b299fd71b2d660c72ed
1751014958 4f00acf861e74932ab1b8369e66e66c7
Aktualitet
27 Qershor 2025, 13:14
M.B
Halit Valteri
TIRANA- Ish-deputeti Halit Valteri ka dëshmuar sot në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Ar...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 12:55
M.B
Viktima
TIRANA- Bashkim Maloku, djali i xhaxhait të Andi Malokut, shoferi që mbeti i vrarë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan ...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 12:34
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 20...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 12:06
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nën...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 12:14
E. D
foto ilustruese
FIER- Dy parcela me kanabis janë zbuluar në Fier në kuadë të operacionit “Koordinata”. Policia bë...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 11:58
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. sipas njoftimit gjat&eum...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 11:27
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nën...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 11:15
M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 20...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:18
I.A
Ismail Kadare
1 korriku i vitit që lam pas ishte dita më e trishtë e kombit shqiptar dhe artit shqiptar, pasi mbylli sytë përgjith...
Aktualitet
27 Qershor 2025, 10:53
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 ...