Aktualitet

Ishte duke notuar, pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë 87-vjeçari italian në Zvërnec

Sipas njoftimit, paraprakisht dyshohet për arrest kardiak ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

27 Qershor 2025, 14:42 Nga M.B
Ishte duke notuar, pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë
Foto ilustruese

VLORA- Një 87-vjeçar italian ka ndërriar jetë sot në plazhin e Zvërnecit. Policia bën me dije se italiani ishte duke notuar në det. Sipas njoftimit, paraprakisht dyshohet për arrest kardiak ndërsa vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi:

Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

zvernec

Sondazh

Poll