Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Ishull Shëngjin, dëmtohet pronarja e shtëpisë

Bëhet me dije se 64-vjeçarja është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

27 Qershor 2025, 14:30 Nga M.B
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Ishull
Foto ilustruese

SHËNGJIN- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Ishull Shëngjin rreth orës 12:15. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pronarja e shtëpisë. Bëhet me dije se 64-vjeçarja është transportuar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në Ishull Shëngjin, ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. B., e cila është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

shengjin

Sondazh

Poll