Aktualitet

VIDEO/ Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, ambientalistët e huaj "zbarkojnë" në terren: Nuk ka më ujë, është vetëm karburant

Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë.

27 Qershor 2025, 14:07 Nga M.B
VIDEO/ Ndotja mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës,
Foto nga vendi i ngjarjes

VLORA- Një grup ambientalistësh ndërkombëtarë kanë denoncuar me anë të pamjeve nga vendi i ngjarjes katastrofën natyrore që po ndodh në lumin Vjosë ku janë derdhur mbetje të naftës, uji është ndotur dhe kafshët e egra të zonës ndodhen në rrezik ekzistencial.

Konkretisht ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë. Ata shprehen se nuk ka më ujë, është vetëm karburant dhe ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Gjithashtu ata ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e pushtetit për rastin alarmant.

“Nuk ka më ujë, është vetëm karburant. Ka kafshë të ngordhura duke u përpjekur të notojnë. Është shumë ngjitëse dhe e nxehtë”, thotë një ambientalist.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Josh David Lim (@joshua.d.lim)

lumi vjosa

Sondazh

Poll