Aktualitet

Shkak dyshohet mbidoza e heroinës, humb jetën 33-vjeçari në Elbasan

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes mund të jetë mbidoza, pasi viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike, konkretisht heroinës.

27 Qershor 2025, 14:03 Nga M.B
Shkak dyshohet mbidoza e heroinës, humb jetën 33-vjeçari
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 33-vjeçar në Elbasan është gjetur pa shenja jete sot në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes mund të jetë mbidoza, pasi viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike, konkretisht heroinës. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. Z., 33 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të mbidozës, pasi ishte përdorues i heroinës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

elbasan

Sondazh

Poll