Aktualitet

"Letra anonime poshtë derës pas ngjarjes!" Ndoja në GJKKO: Kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, po na bënin intriga

Ndoja u pyet nga avokati i të pandehurit Julian Meçaj se përse është këshilluar me babain e këtij të fundit. Për këtë ish-prokurori tha se përderi sa kishte marrë plumba dhe nuk i ishte "në borxh" jam askujt, i tha Basir Meçes se i kanë "shkuar plumba që nuk i meriton". 

27 Qershor 2025, 12:34 Nga M.B
"Letra anonime poshtë derës pas ngjarjes!" Ndoja në
Arjan Ndoja

TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Ndoja u pyet nga avokati i të pandehurit Julian Meçaj se përse është këshilluar me babain e këtij të fundit.

Për këtë ish-prokurori tha se përderi sa kishte marrë plumba dhe nuk i ishte "në borxh" jam askujt, i tha Basir Meçes se i kanë "shkuar plumba që nuk i meriton". Ai u shpreh se mendon se po u bënin intriga. Ndoja u pyet dhe për marrjen e një letre anonime për të cilën tha se nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi.

Pjesë nga diskutimi në GJKKO:

Avokati i Julian Meçes: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçaj?

Ndoja: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga.

Avokati: Letra anonime poshtë derës, pas ngjarjes. Dyshohet se ti si prokuror, ke ndërhyrë në një çështje ligjore.

Ndoja: Te letra që më erdhi nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi. As nuk dihet kush e solli atë letër. E mendova thirra Basirin, ia tregova se çfarë mendoja.

Meçaj: Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?

Ndoja: Jo.

Meçaj: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?

 

 

arjan ndoja

Sondazh

Poll