Aktualitet

Konflikti Izrael-Iran/ Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e DASH: Qytetarët amerikanë në gjithë botën të tregojnë kujdes, mund të ketë protesta...

Në mesazh thuhet se konflikti mes dy vendeve ka shkaktuar ndërprerje tëudhëtimeve dhe mbyllje të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. 

23 Qershor 2025, 16:58 Nga r.ll
Konflikti Izrael-Iran/ Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e DASH:
ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë një mesazh lidhur me konfliktin Iran-Izrael, ku së fundmi janë përfshirë dhe SHBA-të. Në mesazh thuhet se konflikti mes dy vendeve ka shkaktuar ndërprerje tëudhëtimeve dhe mbyllje të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. 

Gjithashtu bëhet me dije se ekziston mundësia të zhvillohet protesta kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA. Më tej theksohet se DASH u kërkon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. 

POSTIMI I PLOTË: 

Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim në: travel.state.gov/destination.

Irani dhe Izraeli janë futur në javën e dytë të konfliktit dhe shkëmbimit të sulmeve me raketa mes tyre. Ndërkohë një ditë më parë, pjesë e konfliktit u bë dhe SHBA, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane. Kjo përfshirje e Amerikës rriti po ashtu frikën gjë për zgjerimin e konflikit në Lindjen e Mesme. Pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, nga e gjithë bota erdhën thirrje për shtensionim të konfliktit dhe rikthim në diplomaci për të gjetur një zgjidhje.

konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll