Aktualitet

Zbulohet "minierë" litiumi në Gjirokastër, banorët dëgjesë me privatin, skeptik për dëmin në mjedis: Çfarë rreziku kemi në shëndet?

Deri më tani, mësohet se SPAK ka zbuluar një rrjet të gjerë që përfshin zyrtarë të doganave, tatimeve, portit dhe policisë, të përfshirë në kontrabandimin shumëvjeçar të naftës dhe mallrave të tjera, me dëme që i kalojnë dhjetëra milionë euro shtetit shqiptar.

23 Qershor 2025, 15:12 Nga DOSJA
Zbulohet "minierë" litiumi në Gjirokastër, banorët
igli frëngu

GJIROKASTËR- Një minierë me përmbajtje minerali të rrallë litiumi është zbuluar në fshatin Kolonjë në Gjirokastër, atje ku kompania “Albanian Gold” zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e fshatit që preken direkt nga ky projekt. Rezerva e litiumit e gjetur në nëntokën e fshatit sipas kompanisë është në vlerën e : 191,920,933 ton mineral me përmbajtje mesatare Litiumi 235.45 ppm.

Banorët ishin skeptikë për transparencën e projektit, por edhe për ndikimin që shpimet dhe përhapja e litiumit do të ketë në mjedisin ku ata jetojnë.

Igli Frëngu, një nga banorët e fshatit pyeti drejtuesin e kompanisë se çfarë ndikimi ka projekti.

“Nga ligji tokë unë nuk përfitoj nga mosha. Gërmimet vazhdojnë 25-30 vite, pasoja më e madhe është te kurrizi im, që kam jetëgjatësinë më të madhe. Çfarë sigurie do të na jepni për cilësinë e punimeve që do të bëni juve, rrezikshmërinë që ne do të kemi nga punimet që ju do të bëni? I duam transparente dhe të monitoruara. Litiumi nuk njihet në Shqipëri. Këtu nuk jeton as Tirana, as ministria, as kryetari i bashkisë, as bashkia, këtu jetojmë ne. Përhapja e litiumit në sipërfaqe ne duhet ta dimë, ministria duhet të përgjigjet se ju jeni privatë.”-tha ai.

Të njëjtin shqetësim e ngriti edhe një tjetër banor i fshatit. Beqir Gjika, dikur ish-kryekomunar i zonës pyeti privatin për garancitë e projektit.

“Na duhet kohë për të marrë vendim për këtë projekt. A çlirohen gazra, a është i dëmshëm apo jo? Ju thatë që e keni mbyllur çdo gjë dhe ju kam marrë këtu të flisni. Ju nuk keni mbyllur asgjë pa folur ne këtu, pa folur fshati. “-tha ai.

Skeptike ndaj projektit është edhe bashkia Gjirokastër. Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Nertil Nebiaj, pyeti për Vendimin e Ndikimit në Mjedis, nëse kompania e kishte apo jo.

“Duhet transparencë, jemi pro projektit por duhet transparencë. Ne akoma nuk dimë a është miratuar VNM-ja në bazë të VKM-ve për këtë projekt.”-tha ai.

Por çfarë pretendon privati? Kompania Albanian Gold thotë se ka bërë shpime për 4 vitet e fundit në këtë zonë, ku ka rezultuar se është gjetur një rezervë shumëmilionëshe litiumi. Në këtë zonë, kompania kërkon të marrë 0.9 km katrorë për ta shfrytëzuar. Peizazhi i kësaj zone është i njohur në të gjithë krahinën e Kurveleshit, ndërsa toka ku mendohet se ndodhet litiumin deri më tani është përdorur nga banorët që jetojnë në zonë dhe merren me blegtori./ZËRI

miniere litiumi ne gjirokaster igli frengu

Sondazh

Poll