Aktualitet

Gjetja e trupit të pajetë në lumin Shkumbin/ Policia: Kufoma u dërgua në morg për ekspertizë

Sipas njoftimit thuhet se personi i gjetur dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë dhe bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, ende të paidentifikuar.

23 Qershor 2025, 15:55 Nga E. D

Gjetja e trupit të pajetë në lumin Shkumbin/ Policia: Kufoma u

ELBASAN- Policia ka reaguar lidhur me gjetjen e trupit të pajetë në lumin Shkumbin. Sipas njoftimit thuhet se personi i gjetur dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë dhe bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, ende të paidentifikuar.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë, ku do zbulohet identiteti i tij si dhe përcaktimi i shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak 

Rreth orës 14:30, Policia ka marrë njoftim se në lumin Shkumbin, ishte konstatuar i mbytur një shtetas i moshuar.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë, ende i paidentifikuar. 

Nga këqyrja paraprake e trupit të ketij shtetasi dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.      

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë.  

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë, përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin ligjor të rastit.

elbasan

Sondazh

Poll