Aktualitet

Vrasja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, dënohet me 12 vite burg autori, Florian Muka

Prokurori, Petrit Vukaj ka kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin (vllai i Florianit) 12 vjet burg. Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

23 Qershor 2025, 14:40 Nga DOSJA
Vrasja e Grei Bihucit në Fier pas sherrit në rrjetet sociale,
Grei Bihuci

FIER- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjygjësore për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci në 11 mars të vitit 2024 në qendër të qytetit të Fierit. Bëhet e ditur se autori Florian Muka është dënuar me 12 vite burg. Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.

Gjithashtu prokurori, Petrit Vukaj ka kërkuar shpalljen fajtor të të akuzuarve ku për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin (vllai i Florianit) 12 vjet burg. Mbrojtja nga ana e saj e përfaqësuar nga avokat Ervis Goxhaj ka pohuar para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ndërsa i mituri 16 vjeç, vëllai i autorit të ngjarjes, ka pohuar se ai ka qenë prezent kur ka ndodhur sherri dhe është kryer vrasja, por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera. Per Florian Muken u kërkua 25 vjet  burg, por meqenëse e ka pranuar vrasjen dhe ka kërkuar falje dënimi është ulur në 12 vite. 

Si ndodhi ngjarja?

Grei Bihuci u qëllua me thikë nga Florjan Muka 19 vjeç dhe K. Muka, 17 vjeç në qendër të Fierit, të cilët janë kushërinj të parë. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Shoku i viktimës Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur.

grei bihuci

Sondazh

Poll