Aktualitet

13 kandidatë në garë për kreun e BKH-së, 11 nuk dorëzuan dokumentet e rregullta, SPAK shtyn afatin deri nesër

Mësohet se shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë të 11 kandidatëve nga 13 në total.

23 Qershor 2025, 14:28 Nga M.B
13 kandidatë në garë për kreun e BKH-së, 11 nuk
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka shtyrë deri të martën, më datë 24 qershor, afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH. Mësohet se shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë të 11 kandidatëve nga 13 në total.

Bëhet me dije se vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur. Ndër emrat në garë janë ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Gledis Nano, zv/drejtori aktual i BKH-së Joni Keta, si dhe prokurori Andi Pogace.

LISTA e aplikantëve sipas rendit afalbetik:

1. Andi Pogaçe

2. Artur Beu

3. Astrit Halilaj

4. Elton Kërluku

5. Gentian Ndoi

6. Gentjan Shehaj

7. Gledis Nano

8. Haki Çako

9. Joni Keta

10. Maoricio Sheldija

11. Marinela Pilinçi

12. Miklovan Kanani

13. Nevrus Ndregjoni

spak bkh

Sondazh

Poll