Aktualitet

Anti-kontrabanda/ SPAK bën gati prangat për një sërë zyrtarësh, a do 'ja hedhë përsëri' Gent Gazheli i Doganave?

Burime për Dosja.al bënë me dije se në kuadër të këtij operacioni SPAK pritet që ti drejtohet GJKKO-së me kërkesat për masën e sigurisë.  

23 Qershor 2025, 16:14 Nga I.A
Anti-kontrabanda/ SPAK bën gati prangat për një sërë
Gent Gazheli

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po finalizon një prej operacioneve më të mëdha kundër kontrabandës në shtetin tonë. Burime për Dosja.al bënë me dije se në kuadër të këtij operacioni SPAK pritet që ti drejtohet GJKKO-së me kërkesat për masën e sigurisë.  

Dosja.al, mëson se hetimet po vazhdojnë prej 8 muajsh dhe janë të mbështetura nga agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Deri më tani, SPAK ka zbuluar një rrjet të gjerë që përfshin zyrtarë të doganave, tatimeve, portit dhe policisë, të përfshirë në kontrabandimin shumëvjeçar të naftës dhe mallrave të tjera, me dëme që i kalojnë dhjetëra milionë euro shtetit shqiptar.

Në fokus të hetimit ndodhet Gent Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, i cili dyshohet si figura kyçe në lehtësimin dhe koordinimin e skemës kriminale. Sipas burimeve, ai ka lejuar kalimin e paligjshëm të ngarkesave me naftë, cigare dhe mallra të tjera, ndërsa ka ushtruar presion ndaj vartësve për të ndjekur urdhra të paligjshëm dhe ka goditur në mënyrë selektive bizneset e ndershme. Gent Gazheli shihet si figurë kyçe në këtë skandal, pasi është drejtori i Doganave dhe detyrimisht përgjegjësi kryesor.

Denoncuesi në këtë rast është Fation Shehu, Drejtori i Anti-Kontrabandës në Dogana, i cili e ka çuar çështjen në SPAK. Pyetja që ngrihet për këtë çështje është nëse do 'ja hedhë përsëri' Gazheli me këtë skandal, pasi shpëtoi nga kontrabanda e cigareve? 

Burime pranë hetimit thonë se disa zyrtarë tashmë janë larguar nga vendi për t’iu shmangur arrestimeve, ndërsa priten urdhër-arrestet nga GJKKO për një sërë funksionarësh të lartë dhe biznesmenësh të përfshirë në këtë skemë./Dosja.al

gent gazheli

Sondazh

Poll