Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

Mësohet se një automjeti me drejtues një 62-vjeçar ka aksidentuar kombësoren 70-vjeçe. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

23 Qershor 2025, 13:29 Nga E. D
Aksident në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”/ Makina
fotot ilustruese

PËRRENJAS- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditë e sotme në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Mësohet se një automjeti me drejtues një 62-vjeçar ka aksidentuar kombësoren 70-vjeçe. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne perrenjas

Sondazh

Poll