Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh, GJKKO dënon tre persona, një tjetër shpallet e pafajshme (EMRAT)

Irisi Tahiraj u shpall e pafajshme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, pasi gjykata vlerësoi se nuk provohej përfshirja e saj në gveprën penale.

23 Qershor 2025, 16:32 Nga r.ll
Shkelje e barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh,
foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin përfundimtar për 4 ish-zyrtarë të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentash. Tre prej tyre janë shpallur fajtorë dhe një tjetër i pafajshëm.

Konkretisht Jeton Cakoni u shpall fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim u pezullua dhe u caktua vendosja e tij në provë për 16 muaj, ndërsa gjithashtu ka humbur gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Vlash Gega i akuzuar për të njëjtën vepër penale, u dënua po ashtu me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj. Edhe për të, u vendos pezullimi i dënimit dhe masa e provës për 16 muaj, si dhe ndalimi për ushtrim funksionesh publike për 5 vjet.

Donika Senka u shpall fajtore për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve në më shumë se një rast. Ajo u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj, por dënimi i saj gjithashtu u pezullua, duke u vendosur në provë për 16 muaj.

Irisi Tahiraj u shpall e pafajshme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, pasi gjykata vlerësoi se nuk provohej përfshirja e saj në gveprën penale.

NJOFTIMI I GJKKO: 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen penale nr. 306 të vitit 2021, që ka në qendër shkelje të barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh. Në përfundim të një procesi të zhvilluar me gjykim të shkurtuar, janë shpallur fajtorë tre persona, ndërsa një është shpallur i pafajshëm.

Jeton S. Cakoni u shpall fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në provë për 16 muaj. Cakoni humbet gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Vlash D. Gega, i akuzuar për të njëjtën vepër penale si Cakoni, u dënua po ashtu me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj. Edhe për të, u vendos pezullimi i dënimit dhe masa e provës për 16 muaj, si dhe ndalimi për ushtrim funksionesh publike për 5 vjet.

Donika L. Senka u shpall fajtore për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve në më shumë se një rast. Ajo u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj. Dënimi i saj gjithashtu u pezullua, duke u vendosur në provë për 16 muaj.

Irisi F. Tahiraj u shpall e pafajshme për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, pasi gjykata vlerësoi se nuk provohej përfshirja e saj në gveprën penale.

gjkko jeton cakoni vlash gega donika senka irisi tahiraj

Sondazh

Poll