Sport

Conte xhindoset edhe me gazetarët, trajneri i Interit nuk paraqitet në konferencë

26 Janar 2020, 15:48 Nga DOSJA
Conte xhindoset edhe me gazetarët, trajneri i Interit nuk paraqitet në

TIRANË– Barazimi ndaj Cagliarit ishte shkatërruese për zikaltërit. Ndërkohë një incident ka pasur në fundin e ndeshjes, atje ku gjyqtari nuk e ka kursyer sjelljen agresive të Martinez, për ta ndëshkuar me karton të kuq.

Ky i fundit ka goditur me grusht tabelat që gjendeshin para dhomave të zhveshjes, ndërsa Antonio Conte dhe gjithë stafi i Interit ka shkuar për t’i kërkuar llogari arbitrit pas mbylljes së takimit. Aspak i përmbajtur dhe shumë jashtë kontrollit, tekniku i zikaltërve nuk ka dalë në konferencën për shtyp.

Duke refuzuar të gjitha mediat që të flas për atë që ndodhi me Cagliarin, Conte është larguar nga stadiumi menjëherë pas mbylljes së ndeshjes.

Në vendin e tij foli Stellini zëvendësi i Contes i cili u shpreh:Nuk është hera e parë që ndodh kështu.

 

“Në San Siro ka ndodhur disa herë që arbitrat nuk janë të qetë, nervoz, e kanë treguar këtë gjë edhe herë tjetër me vendimet e tyre. Lautaros dhe Lukakut nuk i jepen disa faulle te dukshëm se mbase u dukën të mëdhenj. Një faull është një faull. Pikë!- ka përfunduar Stellini.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cagliari conte interi san siro stellini cagliari conte interi san siro stellini

Sondazh

Poll