Sport

Festival golash me Fulhamin, City fiton 4-0 dhe vendos një rekord unik në Europë

26 Janar 2020, 15:25 Nga DOSJA
Festival golash me Fulhamin, City fiton 4-0 dhe vendos një rekord unik

Manchester City është skuadër goleadash. Pikërisht një të tillë bënë sot djemtë e Pep Guardiolës, duke mposhtur 4-0 Fulhamin në shtëpi.

“Qytetarët” luajtën kundër 10 lojtarëve pas 6 minutave lojë dhe e patën të thjeshtë të organizonin një festival golash, duke u kualifikuar në 1/8-at e FA Cup.

City, me këtë triumf spektakolar, sot u bë skuadra e parë në 5 ligat kryesore të Europës që arrin shifrën e 100 golave të shënuar në të gjitha kompeticionet për këtë sezon futbollistik.

Golat e takimit i shënuan Gundogan, Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus (2). Ky i fundit i shënoi të dy golat me kokë dhe brenda vetëm tre minutash, ndërsa turku shënoi me penallti.

“Qytetarët” do të zbresin sërish në fushë fill pas tri ditësh në derbin ndaj Manchester United në Premier League.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport city fulham rekord city fulham rekord

Sondazh

Poll