Sport

“Përbindëshi” Haaland është magji më vete, ka shënuar më shumë se skuadra që e kërkonte

25 Janar 2020, 21:03 Nga DOSJA
“Përbindëshi” Haaland është magji më vete,

Erling Braut Haaland po i mahnit të gjithë. Ai është përshtatur shpejt te Borussia Dortmund. Sulmuesi i talentuar po lë gjurmë me verdhezinjtë, aq sa në ndeshjen e djeshme shënoi dopietë në fitoren 5-1 ndaj Koln-it në “Signal Iduna Park”.

Norvegjezi, i cili spekulohej se do të transferohej te Manchester United, ka statistika të frikshme për aq minuta që është aktivizuar. Shifrat tregojnë se ai është ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij dhe nga sulmuesit më të mirë të momentit në Europë. Me dy ndeshje Haaland ka bërë më shumë se disa klube big në kontinent.

19-vjeçari ka vetëm 57 minuta lojë në vitin 2020, gjatë të cilave ka shënuar 5 gola. Në një krahasim me golaverazhin e Manchester United, djaloshi është një gol para. I gjithë ekipi i “Djajve të kuq” ka shënuar 4 gola, por në 360 minuta lojë dhe më pak se Haaland.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dortmund haaland statistika dortmund haaland statistika

Sondazh

Poll