Sport

“Sindroma e janarit” vijon, Interi ngec me Cagliarin dhe e pëson nga ish-ylli i tij

26 Janar 2020, 15:14 Nga DOSJA
“Sindroma e janarit” vijon, Interi ngec me Cagliarin dhe e

Interi po zhytet drejt një krize rezultatesh. Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte nuk ia doli as sot të fitojë kundër Cagliarit, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 1-1.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi në kampionat. Mbrojtësi Skriniar u dëmtua në minutën e 17-të dhe në vend të tij u aktivizua Godin. Dëmtimi i Skriniarit ishte shenja e parë se sot nuk ishte dita me fat e zikaltërve.

Young debutoi me asist, pasi ndihmoi sulmuesin Lautaro Martinez për të shënuar golin e parë të takimit pas gjysmë ore lojë. Ish-lojtari i Manchester United krosoi bukur nga e djathta dhe argjentinasi e pati të lehtë të gjuante me kokë drejt portës.

Cagliari diti të mobilizohej dhe vendosi heshtjen në “San Siro”. Ish-mesfushori i Interit, Nainggolan, bëri hakmarrjen perfekte në fund të takimit. Belgu gjuajti fort nga larg, topi u shmang dhe përfundoi në portën e Interit dhe përfundoi në rrjetë.

Martinez u përpoq më kot të shënonte golin e fitores. Ai, madje, mori edhe kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë dhe u largua me të kuqe. Me këtë barazim, Interi mund të barazohet me pikë edhe nga Lazio e vendit të tretë, gjë që tregon se “Sindroma e janarit” nuk është thjesht një batutë, por mbase edhe fakt.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cagliari inter serie a cagliari inter serie a

Sondazh

Poll