Sport

Buja e madhe për ekranin e plasaritur, Sadio Mane bën një reagim të denjë për Oscar

26 Janar 2020, 12:43 Nga DOSJA
Buja e madhe për ekranin e plasaritur, Sadio Mane bën një reagim

Nëse ke miliona euro në llogari, jo domosdoshmërisht duhet të kesh një celular perfekt dhe të fundit. I këtij mendimi është Sadio Mane, ylli i Liverpool-it.

Senegalezi ka dhënë një përgjigje për ata që e përqeshën për telefonin me xham të plasaritur, pasi një foto e tij qarkulloi kudo në javët e fundit.

“Përse duhen makinat luksoze, orët me diamant apo aeroplanët? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën? Kam qenë i uritur dhe më është dashur të punoj. U mbijetova kohërave të vështira. Kam luajtur futboll i zbathur. Nuk kam pasur arsim”, ka deklaruar Mane.

“Me atë që fitoj falë futbollit, unë mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Kam ndërtuar shkolla dhe një stadium. Ne ofrojmë rroba, këpucë dhe ushqim. Në vendin tim në Senegal, jap një pagë shtesë 70 euro në muaj për të gjithë ata që janë në kushte të rënda ekonomike. Nuk kam nevojë të ekspozohem me makina apo shtëpi luksoze, udhëtime apo aeroplanë. Preferoj të ndihmoj popullin tim me disa nga ato që jeta mua m’i ka dhuruar”, ka shtuar sulmuesi anësor.

Shqiptari i zakonshëm do të ndërronte nga dy makina në javë, nëse do të kishte pagën e një futbollisti të klasit botëror. Eh, Mane! Sikur të ishin të gjithë si ti.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport celulari liverpool mane celulari liverpool mane

Sondazh

Poll