Mourinho sulmon Interin për temën Eriksen: Këto nuk duhet të ndodhin!
25 Janar 2020, 21:32Nga DOSJA
Jose Mourinho e la danezin Eriksen jashtë grumbullimit për ndeshjen Southampton-Tottenham, gjë që nënkuptohet se ka të bëjë me transferimin e mundshëm të danezit tek Interi. Trajneri portugez sot nuk u shfaq fare i lumtur me situatën e danezit dhe duket se tani nuk ka shumë simpati për Interin. Më saktë, për drejtuesit e klubit zikaltër.
“Nuk dua të them asgjë, përveç faktit se kjo gjë që po ndodh është e papranueshme kur ndodh më 25 janar. Për këtë gjë nuk është faji i klubit tim. Që nga momenti kur kam ardhur, Eriksen është sjellur profesionalisht super me të gjithë ne, por fajin nuk e kemi ne si klub”, ka deklaruar “The Special One”.
“Tottenham është fajtori i fundit për këtë situatë. Këto gjëra nuk janë të këndshme, kur ndodhin më 25 janar. Kaq kisha”, ka shtuar Mourinho. Me pak fjalë, ai shënjestron Interin, por nuk përmend emra. E natyrshme, kur e bën një trajner polemizues si ai.
M.P. / Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Erling Braut Haaland po i mahnit të gjithë. Ai është përshtatur shpejt te Borussia Dortmund. Sulmuesi i talentuar po lë gjurmë me verdhezinjtë, aq sa në ndeshje...
GJERMANI– Humbja e Leipzigut kryesues e bëri Bayern Munich më të uritur në ndeshjen ndaj Schalke 05. Bavarezët nuk bëjnë më asnjë gabim dhe në ndeshjen e ...
ANGLI– Para ndeshjes Valencia-Barcelona, tifozët fanatikë tē të dyja skuadrave i kthyen rrugët e qytetit në një fushë betejë duke u konfliktuar dhunshëm m...
ANGLI– Raportohet se klubi i Newcastle është shumë pranë shitjes dhe Princi i Arabisë Saudite Mohamed bin Salman mund të marrë për 340 milion £ klubin ang...
Emre Can deri para pak ditësh dukej se po transferohej te Borussia Dortmund, por gjërat mund të ndryshojnë rrugës. Trajneri i Bayern-it, Hansi Flick, ka shtuar ...
Milan këtë merkato janari kanë qenë shumë aktiv. Pasi kanë afruar lojtarë si Ibrahimovic, Kjaer dhe Begovic, kuqezinjtë ende janë në kërkim të lojtarëve të cilë...
SPANJË– Valencia do e mbajë mend datën 25 janar. Në “Estadio de Mestalla” ekipi i Celades mposhti Barcelonën me shifrat 2-0.Duket vërtet qesharake ep...
ITALI– Roma është tronditur për një banderolë të shfaqur nga tifozët e Lazio jashtë Trigoria-s (Qendra Stërvitore e Romës). Nicolò Zaniolo vazhdon të jetë në ka...