Sport

Video trishtuese nga Franca, sulmuesi i Lyon-it bie pa ndjenja në fushë!

26 Janar 2020, 15:45 Nga DOSJA
Video trishtuese nga Franca, sulmuesi i Lyon-it bie pa ndjenja në

Një episod shumë tronditës ndodhi sot në ndeshjen e Lyon-it me Toulouse. Sulmuesi Martin Terrier nuk u ndje mirë në fushë dhe u detyrua të linte fushën me barrelë në kushte jo të mira shëndetësore.

22-vjeçari nuk e kontrollonte dot më veten dhe ra në tokë pa ndjenja. Lojtarët e tjerë e rrethuan duke u përpjekur ta ndihmonin. Shumë shpejt zbriti në fushë ekipi mjekësor i klubit të Lton-it dhe gjendja e lojtarit shumë shpejt u përmirësua.

Terrier tani është me siguri në spital dhe problemi kaloi. Urojmë që ai të mos ketë ndonjë gjë serioze, që mund të ketë ndikuar që të binte në tokë pa ndjenja.

M.P. / Dosja.al

 

Martin Terrier #OLTFC pic.twitter.com/VQAOQ6qdqu

— acedictن (@Diad10s) January 26, 2020

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ligue 1 lyon të fikët ligue 1 lyon të fikët

Sondazh

Poll