Aktualitet

Shkaktuan rrëmuja para lokalit dhe më pas sulmuan karabinierët gjatë aksionit, vihen në pranga dy shqiptarë

Sipas mediave vendase sherri ka ndodhur, pasi efektivët morën informacione se një person në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali po shkatërronte një automjet të parkuar.

22 Qershor 2025, 16:53 Nga E. D
Shkaktuan rrëmuja para lokalit dhe më pas
foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi dyshohet se kanë dhunuan karabinierët gjatë aksionit. Sipas mediave vendase sherri ka ndodhur, pasi efektivët morën informacione se një person në gjendje të dehur kishte ndaluar para një lokali po shkatërronte një automjet të parkuar.

Patrulla ndërhyri, por karabinieri i parë që iu afrua shqiptarit 46-vjeçar u gjend nën dhunë fizike. Incidenti ndodhi në Corso Tripoli, ku edhe afrimi i efektivit të dytë nuk e qetësoi situatën. Më pas policët kanë përdorur edhe spraj me piper, por aty ka ndërhyrë shqiptari i dytë, 25-vjeçar, që gjithashtu goditi me grushte, shuplaka e shkelma efektivët. Pas sherrit të dy shqiptarëve me policët kanë ndërhyrë përforcimet e tjera për të prangosur dy të dyshuarit.

policia italiane

Sondazh

Poll