Aktualitet

Flakët marrin "kontrollin" e kodrave në fshatin Pilur, zjarrfikësit në luftë me zjarrin prej disa orësh, nis ndërhyrja nga ajri

Era dhe temperaturat e larta janë në favor të zjarrit i cili është përhapur shumë ndërsa zjarrfikësit ende nuk kanë arritur ta vënë nën kontroll.

22 Qershor 2025, 10:38 Nga N.F

 

Flakët marrin "kontrollin" e kodrave në fshatin Pilur,
Zjarri

 

HIMARË- Prej më shumë se 15 orësh zjarri dhe flakët kanë marrë kontrollin e kodrave të fshatit Pilur në Himarë. Era dhe temperaturat e larta janë në favor të zjarrit i cili është përhapur shumë ndërsa zjarrfikësit ende nuk kanë arritur ta vënë nën kontroll.

Rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, punonjës së policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës por dhe emergjencat civile ndodhen në terrën për të vënë në kontroll dhe fikur flakët. Një tjetër detaj që ka fovavozuar flakët është terreni i vështirë që e ka bërë të vështirë ndërhyrjen. Për të fikur flakët është bërë edhe ndërhyrje nga ajri.

zjarr ne himare

Sondazh

Poll