Aktualitet

Vijon operacioni “Blloku 33”/ Vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim, sekuestrohen drogë dhe armë në Tiranë

I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

22 Qershor 2025, 12:25 Nga N.F
Vijon operacioni “Blloku 33”/ Vihet në pranga 23-vjeçari
Foto

TIRANË- Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën e sotme nga policia në Tiranë. I riu është vënë në pranga në vijim të operacionit "Blloku 33" ku ditë më parë u prangosën 25 persona. I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga operacioni u sekeustruan 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Njoftimi:

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Blloku 33”. Vihet në pranga një 23-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 1 kg e 964 gramë Kokainë, 450 gramë Heroinë, 2 armë zjarri pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar 85 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Blloku 33”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin, A. H., 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia pak ditë më parë ka lëshuar 33 masa sigurie nga të cilat 25 u ekzekutuan me sukses. 24 të arrestuarve u është caktuar masa "arrest në burg" ndërsa një personi i është caktuar masa "arrest në shtëpi". Policia po vijon punën për kapjen e 7 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë nga mosha 19 deri në 53 vjeç. Të arrestuarit janë: Arnold Hida, Durim Gurzi, Artur Gurzi, Elvis Sejdo, Julian Bushati, Adnan Hida, Sabian Jashari, Mario Avdiaj, Geraldo Kovaçi, Albert Shushku, Emrah Mustafaj, Xhoana Rustemi (Hasani), Vladimir Qerimi, Myzafer Xhanari, Albi Shehu, Ledio Dervishi, Juljan Rabushja, Elisard Rrustaj,  Kledi Sinani, Bledar Duka, Kevin Troplini, Samuel Demiri, Ardit Dervishi dhe Ledin Kazanxhi.  Faik Kurtit i është caktuar masa e sigurisë "arrest shtepie".

“blloku 33”

Sondazh

Poll