Aktualitet

EMRI/ U kap në flagrancë teksa kujdesej për 100 bimë kanabis, vihet në pranga 48-vjeçari në Fier, sekuestrohet një pistoletë

I arrestuari është identifikuar si Eduart Gjikoli. Ai akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

22 Qershor 2025, 09:57 Nga N.F
EMRI/ U kap në flagrancë teksa kujdesej për 100 bimë
Foto

FIER- Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Fier. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai u kap në flagrancë duke u kujdesur për 100 bimë kanabis të mbjella në fshatin Povelçë. I arrestuari është identifikuar si Eduart Gjikoli. Ai akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Gjithashtu është proceduar penalisht babai i të arrestuarit pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Policia sekuestroi pas kontrolleve në banesë edhe 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak. Bimët u asgjesuan përmes djegies.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivim të bimëve narkotike.     

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur "Fushat e fshatit Povelçë", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i shtetasit E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarak.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

eduart gjikoli

Sondazh

Poll