Aktualitet

Zjarri shkrumbon banesën dykatëshe në Korçë, shkak dyshohet një defekt në rrjetin elektrik

Përshkak të flakëve banesa është shkrumbuar e gjitha dhe ka lënë pas dëme të shumta materiale.

22 Qershor 2025, 11:05 Nga N.F
Zjarri shkrumbon banesën dykatëshe në Korçë, shkak
Foto

KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, 22 qershor në fshatin Vithkuq të Korçës. Dyshohet se banesa dykatëshe është përfshirë nga flakët nga një defekt në rrjetin elektrik.

Përshkak të flakëve banesa është shkrumbuar e gjitha dhe ka lënë pas dëme të shumta materiale. Një nga katet mësohet se shërbente si lokal dhe tjetri për banim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota.

zjarr ne korce

Sondazh

Poll