Aktualitet

Aksion në Veri, gjendet arsenal armësh në një fshat të Zveçanit

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

22 Qershor 2025, 16:35 Nga E. D
Aksion në Veri, gjendet arsenal armësh në një fshat të
foto ilustruese

KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur një arsenal armësh, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm për një njësit terrorist.

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit [udhëheqësit të partisë Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviq”, tha Sveçla, pa dhënë ndonjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve./REL

xhelal sveçla

Sondazh

Poll