Aktualitet

EMRI/ Grabiti në 2021 një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari

Armand Mevlani në mars të vitit 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka grabitur një argjerndari në Gjirokastër, duke kërcënuar shitësin me armë zjarri.

22 Qershor 2025, 15:53 Nga E. D
EMRI/ Grabiti në 2021 një argjendari në Gjirokastër,
foto ilustruese

GREQI- Një 45-vjeçari është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Armand Mevlani në mars të vitit 2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka grabitur një argjerndari në Gjirokastër, duke kërcënuar shitësin me armë zjarri. Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Në vitin 2021, në bashkëpunim me një shtetas të tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri, ekstradohet nga Greqia, 45-vjeçari. 

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit A. M., 45 vjeç.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 14.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi A. M. akuzohet se më datë më 31.03.2021, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur bizhuteri në një argjendari, në lagjen “18 Shtatori”, duke kanosur shitësin me armë zjarri.

armand mevlani

Sondazh

Poll